Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i kanosjeve.

Kanosje të tilla e të shumta të cilat kanë ndodhur kohëve të fundit kanë bërë që Policia e Kosovës të rris masat për parandalimin e këtyre veprave.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e rasteve të kanosjeve të cilat kanë ndodhur në periudhën Qershor – Shtator 2021.

Sipas këtyre statistikave bëhet e ditur se gjatë këtyre katër muajve të fundit në Suharekë kanë ndodhur 22 kanosje.

Gjatë muajit qershor të vitit 2021 ndodhën 8 kanosje, prej tyre 5 në dy javët e para dhe 3 në dy javët e fundit të qershorit, ndërsa në korrik ndodhën 4 kanosje, prej tyre 1 në dy javët e para dhe 3 të tjera në dy javët e fundit, në gusht ndodhën 3 raste të tilla, 1 në dy javët e para dhe 2 në dy javët e fundit të gushtit.

Ndërsa, në shtator ndodhën 7 raste të kanosjes në Suharekë, 3 në dy javët e para dhe 4 në dy javët e fundit të muajit.

MuajiNr. i kanosjeve në SuharekëNr. i kanosjeve në dy javët e paraNr. i kanosjeve në dy javët e fundit
Qershor 2021853
Korrik 2021413
Gusht 2021312
Shtator 2021734
TOTAL221012