Brenda 4 muaje mbi 300 vdekje në Komunën e Suharekës
Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për vdekjet në muajt e vitit 2021. Këto të dhëna publikohen për herë të parë në këtë vit duke u bazuar në të dhëna administrative. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) nga muaji janar 2021 ka filluar me publikimin e të […]
Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për vdekjet në muajt e vitit 2021. Këto të dhëna publikohen për herë të parë në këtë vit duke u bazuar në të dhëna administrative.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) nga muaji janar 2021 ka filluar me publikimin e të dhënave preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet dhe Kurorëzimet. Ky është publikimi i parë i këtij lloji dhe bazohet në të dhëna administrative.
SuharekaOnline ka grumbulluar të dhënat nga ASK-ja për vdekjet në Komunën e Suharekës për periudhën kohore Janar-Prill 2021.
Sipas këtyre të dhënave bëhet e ditur se për katër muaj në Komunën e Suharekës janë regjistruar 319 vdekje.
Në muajin janar janë regjistuar 97 vdekje, në shkurt 69 vdekje, në muajin mars 76 vdekje dhe në muajin prill 77 vdekje.
Muaji | Vendi ku ka ndodhur vdekja | Meshkuj | Femra | Total | Vendi i banimit te përhershëm në komunë | Meshkuj | Femra | Total |
Janar 2021 | Suharekë | 14 | 22 | 36 | Suharekë | 32 | 29 | 61 |
Shkurt 2021 | Suharekë | 13 | 6 | 19 | Suharekë | 34 | 16 | 50 |
Mars 2021 | Suharekë | 14 | 13 | 27 | Suharekë | 22 | 27 | 49 |
Prill 2021 | Suharekë | 16 | 12 | 28 | Suharekë | 25 | 24 | 49 |
TOTAL | 57 | 53 | 110 | 113 | 96 | 209 |