Brenda 2 jave në Suharekë, 8 vjedhje, 7 aksidente trafiku, 1 tentim për vetëvrasje…

14.01.2021

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas. Gjendja e sigurisë në komunë u vlerësua e qetë dhe e sigurt sot në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë. Komandanti […]

Brenda 2 jave në Suharekë, 8 vjedhje, 7 aksidente trafiku, 1 tentim për vetëvrasje… Foto: Ilustrim

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas.

Gjendja e sigurisë në komunë u vlerësua e qetë dhe e sigurt sot në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë.

Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj, gjatë raportimit për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të fundit, ndër tjera ai ka thënë se kanë ndodhur 7 aksidente trafiku.

Gjithashtu, Sylaj ka njoftuar se gjatë këtyre dy javëve qëi lamë pas kanë ndodhur edhe 3 raste dëmtim prone, 8 vjedhje, 1 rast ngacmim seksual, 1 rast mashtrimi, 1 lëndim i lehtë, 1 tentim vetëvrasje dhe 1 armëmbajtje pa leje.