Brenda 2 jave në Suharekë, 5 vjedhje, 1 rast i dhunës në familje, 5 aksidente trafiku…

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës, Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas.

Gjatë takimit gjithashtu u diskutua për gjendjen e sigurisë në komunë e cila u vlerësua e qetë dhe e sigurt.

Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj, e ka vlerësuar të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë, ku ka theksuar se brenda dy jave në Suharekë kanë ndodhur 5 aksidente në trafik me dëme materiale, 2 raste me lëndime trupor, 5 vjedhje, 1 rast i dhunës në familje, 1 zjarrvënje, 1 dëmtim i pronës dhe 1 rast i heqjes së vulave (shenjave).

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?
RAPORTO