Brenda 2 jave në Suharekë, 4 vjedhje, 1 rast i dhunës në familje, 5 aksidente trafiku…

10.12.2020

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas. Gjendja e sigurisë në Komunë u vlerësua e qetë dhe e sigurt sot në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë. Komandanti […]

Brenda 2 jave në Suharekë, 4 vjedhje, 1 rast i dhunës në familje, 5 aksidente trafiku… Foto: Ilustrim

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas.

Gjendja e sigurisë në Komunë u vlerësua e qetë dhe e sigurt sot në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë.

Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, gjatë raportimit për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të fundit, ndër tjera ai ka thënë se kanë ndodhur 5 aksidente trafiku, 1 rast falsifikim të monedhës, 4 vjedhje, 1 rast i dhunës në familje, 1 rast kanosje, 3 raste posedim arme pa leje , 1 rast posedim të gjërave të vjedhura , 1 rast posedim të narkotikëve, 1 rast incident i zjarrit në një vetur, 4 plane operative.