Brenda 2 jave në Suharekë, 3 vjedhje, 9 aksidente trafiku, 1 ngacmim seksual…

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas.

Gjendja e sigurisë në Komunën e Suharekës për gjatë këtyre dy javëve është vlersuar e qetë dhe e sigurt.

Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, gjatë raportimit për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të fundit.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Ndër tjera ai ka thënë se kanë ndodhur 9 aksidente trafiku, 1 sulm ndaj personit zyrtar, 3 raste dëmtim prone, 3 vjedhje, 1 rast ngacmim seksual, 1 rast shantazhi, 5 plane operative ku janë larguar 70 automjete nga hapësirat publike.

Gjithashtu kryesuesja e takimit Mihrije Suka, ka numëruar aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë, ku ka veçuar aktivitetin që ka filluar këto ditë “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”.

RAPORTO