Brenda 2 jave në Suharekë: 2 aksidente trafiku, 2 raste dhunë familjare, 1 tentim vetëvrasje…

29.10.2020

Në takimin e mbajtur të rregullt të Sigurisë Lokale si çdo të enjte nga Zv.Kryetarja e Suharekës, Mihreije Suka së bashku me Policinë e Kosovës, OSBE dhe KFOR-LMT raportohen këto ngjarje brenda dy jave në Komunën tonë. Në këtë takim sot është diskutuar rreth aktiviteteve kryesore që kanë ndodhur gjatë këtre dy javëve që po […]

Brenda 2 jave në Suharekë: 2 aksidente trafiku, 2 raste dhunë familjare, 1 tentim vetëvrasje… Foto: Ilustrim

Në takimin e mbajtur të rregullt të Sigurisë Lokale si çdo të enjte nga Zv.Kryetarja e Suharekës, Mihreije Suka së bashku me Policinë e Kosovës, OSBE dhe KFOR-LMT raportohen këto ngjarje brenda dy jave në Komunën tonë.

Në këtë takim sot është diskutuar rreth aktiviteteve kryesore që kanë ndodhur gjatë këtre dy javëve që po i lëm pas.

Suka për këto dy javë ka njoftuar se në Komunën e Suharekës është bërë Përurimi i ujësjellësit në fshatin Neperbisht, mbledhja e KPF dhe K. për Komunitete, shpërndarja e fidaneve të arrës për fermerë, punimet nga drejtoria e Shërbimeve Publike në tërë territorin e Komunës së Suharekës me projekte të ndryshme, përkujtimi i ish-kryetarit të Komunës Ukë Bytyçi etj.

Pjesë e takimit, ka qenë edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale Bexhet Kuçi, i cili ka njoftuar për mbledhjen e nesërme të Asamblesë dhe i ka njoftuar të pranishmit me rendin e ditës.

Ndërsa komandanti i Policisë Afrim Sylaj, ka raportuar se java ka qenë e qetë por me këto raste: 2 aksidente trafiku, 2 raste dhunë familjare, 2 kanosje, 6 lëndime trupore, 1 gjetje e mjetit të pa-shpërthyer, organizim i skemave piramidale 2, uzurpim prone 2, falcifikim i parasë 1, tentim vetëvrasje 1, vjedhje 7, ngacimim 1, sulm 1, tiketa në komunikacion 322 dhe tiketa për masa mbrojtëse kundër COVID-19, 441 dhe posedim i pa-autorizuar i narkotikëve 1. Po ashtu komandaniti ka njotuar edhe për një plan operativ “lirimi i hapsirave publike”.

Nga OSBE Salih Elshani, ka njoftuar se kanë monituruar mbledhjen e KPF-së dhe se do të organizojnë punëtori e trajnime të ndryshme.

LMT-KFOR, ka njoftuar se nesër do të vij komandanti i KFOR-it Italian nga Peja për përurimin e ndriçimit publik në fshatin Sllapuzhan.