Brenda 2 jave në Suharekë – 1 rast tentim për vetëvrasje, 7 vjedhje, 2 raste të dhunës në familje…

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas.

Gjendja e sigurisë në komunë u vlerësua e qetë dhe e sigurt sot në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë.

Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj, gjatë raportimit për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të fundit, ndër tjera ai ka thënë se kanë ndodhur 6 aksidente trafiku.

Gjithashtu, Sylaj ka njoftuar se gjatë këtyre dy javëve qëi lamë pas kanë ndodhur edhe 7 vjedhje, një rast shantazhi, dy lëndime aksidentale, një rast falsifikim i parasë, dy raste të dhunës në familje, një kanosje, një armëmbajtje pa leje, një pengim i personit zyrtar dhe një rast tentim vetëvrasje.

RAPORTO