Brenda 2 jave në Suharekë, 1 rast i ngacmimit seksual, 3 vjedhje, 1 rast i dhunës në familje…

25.03.2021

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas. Në takim është diskutuar për ngjarjet e dy javëve që lamë pas të raportuara në polici, Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni […]

Brenda 2 jave në Suharekë, 1 rast i ngacmimit seksual, 3 vjedhje, 1 rast i dhunës në familje… Foto: Ilustrim

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas.

Në takim është diskutuar për ngjarjet e dy javëve që lamë pas të raportuara në polici, Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ka njoftuar se brenda këtyre 14 ditëve kanë ndodhur gjithsej 4 aksidente trafiku.

Sylaj ndër tjerash tha se në dy javët e kaluara në Stacionin e Policisë në Suharekë janë raportuar edhe 3 vjedhje, një rast shantazhi, një lëndim aksidental, 4 raste të falsifikimit të parave, një rast i dhunës në familje, një kanosje, një rast dëmtim prone, një rast i mospërfilljes së urdhërit të gjykatës, një ngacmim seksual, një rast i hyrjes në sistemkompjuterik dhe një rast i prishjes së rendit publik.

Ndërsa, me të gjitha këto raportime, gjendja e sigurisë në komunë u vlerësua e qetë dhe e sigurt sot në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë.