Brenda 10 dite vetëm 4 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës

29.05.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar. Numër i vogël i të infektuarve me këtë virus gjatë këtyre ditëve është regjistruar edhe në Komunën e Suharekës. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore të IKSHPK-së, në […]

Brenda 10 dite vetëm 4 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar.

Numër i vogël i të infektuarve me këtë virus gjatë këtyre ditëve është regjistruar edhe në Komunën e Suharekës.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore të IKSHPK-së, në të cilat figuron se përgjatë 10 ditëve 19-28 maj në Komunën e Suharekës janë identifikuar vetëm 4 raste pozitive me COVID-19.

Ndër të tjera, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bënë të ditur edhe vendbanimet e të infektuarve me këtë virus, ku përfshihen edhe ato të Komunës së Suharekës.

Sipas asaj që ka publikuar IKSHPK-ja, rezulton se nga data 19 maj deri më deri më 28 maj, në qytetin e Suharekës janë identifikuar dy të infektuar me COVID-19, ndërsa dy në fshatin Duhël./SuharekaOnline/

DataNr. i rasteve pozitive me COVID-19 në Komunën e SuharekësVendbanimet
19 Maj0/
20 Maj1Suharekë
21 Maj1Suharekë
22 Maj0/
23 Maj0/
24 Maj0/
25 Maj0/
26 Maj2Duhël
27 Maj0/
28 Maj0/
TOTAL4