Brenda 1 jave në Suharekë shënohen 4 aksidente trafiku, 3 vjedhje, 1 tentim vrasje…

02.07.2020

Në takimin e rregullt të sigurisë lokale, në Komunën e Suharekës, të organizuar nga nënkryetarja znj.Mihrije Suka është bërë njoftimi me aktivitetet që janë shënuar brenda 1 jave në Komunën e Suharekës. Nënkryetarja i ka njoftuar të pranishmit me aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës, ku ka specifikuar disa: fillimi i korrje-shirjeve, masat kundër COVID-19, […]

Brenda 1 jave në Suharekë shënohen 4 aksidente trafiku, 3 vjedhje, 1 tentim vrasje… Foto: Ilustrim

Në takimin e rregullt të sigurisë lokale, në Komunën e Suharekës, të organizuar nga nënkryetarja znj.Mihrije Suka është bërë njoftimi me aktivitetet që janë shënuar brenda 1 jave në Komunën e Suharekës.

Nënkryetarja i ka njoftuar të pranishmit me aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës, ku ka specifikuar disa: fillimi i korrje-shirjeve, masat kundër COVID-19, takimi i KKSB-së, mbledhja e Asamblesë, Takimi Publik për Raportin e Punës 6 mujore të kryetarit dhe Komunës, marrëveshja për ndërtimin e 30 shtëpive për skamnorët nga Komuna, “Jetimat e Ballkanit”, Cima Construction, dhe një qytetar nga Komuna jonë që jeton në Londër, z.Xhavit Krasniqi.

Ndërsa komandanti i Policisë z.Afrim Sylaj, ka raportuar se java ka qenë e qetë  por me këto raste:  4 aksidente trafiku, 1 mashtrim, 3 vjedhje, 1 lëndim aksidental, 1 shpërdorim i pasurisë së huaj, 1 hyrje në sistem kompjuterik, 1 kanosje me armë zjarri, 1 vrasje në tentativë, 184 tiketa trafiku dhe 13 urdhëresa për gjykatë.

LMT-KFOR, ka njoftuar se vazhdojnë me punët e tyre të përditshme.