Në takimin lokal për siguri në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, në mes tjerash ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës.

Nënkryetarja Suka, i ka uruar mirëseardhje komandantit të ri të KFOR-LMT në Suharekë, Major z.Marschnig, pastaj i ka njoftuar të pranishmit me aktivitetet kryesore, ajo ka përmendur homazhet tek varrezat e dëshmorëve për nderë të Ditës së Çlirimit, Planin Zhvillimor Komunal për periudhën 2020-2028 që është në përfundim e sipër si dhe aktivitetet tjera.

Nga Policia e Kosovës u raportua se java ka qenë e qetë por me disa raste: 1 dhunë në familje, janë dëmtuar 3 shkolla, Sllapuzhan, Reqan dhe Semetisht, 2 aksidente trafiku, 2 sulme fizike, 1 lëndim trupor, 1 vjedhje, 4 dëmtime prone, 1 fallcifikim dokumenti, 173 tiketa trafiku dhe 19 urdhëresa për Gjykatë dhe 1 rast vdekje e një qytetari në Slloveni nga Komuna jonë në vendin e punës.

Ndërsa nga LMT-KFOR, u tha se janë duke punuar me angazhimet e tyre dhe komandanti I ri Major z.Marschnig uroi bashkëpunim në mes të LMT-Komunë-Polici. Po ashtu ai ka njoftuar për takimin me nënkomandantin e KFOR-it në Kosovë.