Të mërkurën deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicën minimale kanë votuar për Qeverinë Hoti.
Qeveria e koalicionit LDK-AAK-NISMA dhe minoritetet është votuar pak ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese pro dekretit të presidentit Thaçit për Avdullah Hotin si i nominuar për kryeministër.
Në qeverinë e re Suhareka përfaqësohet nga ish-kryetari i saj dhe anëtari i kryesisë së AAK-së, Blerim Kuçi, i cili do të jetë në postin e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit.
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, do të pranojë detyrën sot në ora 13:00 te ish-objekti i MZhE-së.
Kujtojmë se Blerim Kuçi ka bartur edhe më parë poste ministrore dhe atë postin e Ministrit të Punëve të Brendshme.