Bilanci për COVID-19 në Suharekë, brenda një jave: 8 raste pozitive, 9 të shëruar, 2 të vdekur

15.09.2020

Sipas IKSHPK-së në Kosovë që nga marsi kur janë shfaqur rastet e para me COVID-19 deri më tani janë regjistruar 14.692 raste nga 58.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Në Kosovë bilanci total i viktimave si pasojë e këtij virusi ka arritur në 600. Gjithashtu deri më tani janë shëruar 11.585 raste të cilat […]

Bilanci për COVID-19 në Suharekë, brenda një jave: 8 raste pozitive, 9 të shëruar, 2 të vdekur Foto: Ilustrim

Sipas IKSHPK-së në Kosovë që nga marsi kur janë shfaqur rastet e para me COVID-19 deri më tani janë regjistruar 14.692 raste nga 58.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Në Kosovë bilanci total i viktimave si pasojë e këtij virusi ka arritur në 600.

Gjithashtu deri më tani janë shëruar 11.585 raste të cilat kanë qenë me COVID-19, ndërsa raste aktive janë 2.507.

Vetëm dje në Kosovë janë shëruar 150 pacient, katër kanë humbur betejen nga koronavirus dhe 55 persona kanë rezultuar pozitiv, njofton SuharekaOnline.

Kujtojmë se në Komunën e Suharekës javën që lamë pas kanë rezultuar 8 persona pozitiv ndërsa janë shëruar 9 të tjerë, gjithashtu kanë humbur jetën 2 pacient të infektuar me COVID-19.