Bilanci i COVID-19 në Suharekë: 9 të vdekur, 48 raste aktive dhe 89 të shëruar

11.08.2020

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 171 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Nga 171 rastet […]

Bilanci i COVID-19 në Suharekë: 9 të vdekur, 48 raste aktive dhe 89 të shëruar Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 171 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Nga 171 rastet e konfirmuara në tërë Kosovën, 6(gjashtë) raste janë konfirmuar në Komunën e Suharekës.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi, pas konfirmimit të gjashtë rasteve të ditës së martë ka treguar detaje lidhur me gjendjen e COVID-19 në Suharekë.

Sipas drejtoreshës Kuqi nga njoftimi zyrtar që ka pranuar nga IKSHPK, zyrtarisht sot kemi edhe 6 raste pozitive me virusin SARS-CoV-2 dhe 1 person është shëruar plotësisht.

Bilanci total në komunën tonë: 146 raste të identifikuara, 89 të shëruar plotësisht, 48 raste aktive dhe 9 të vdekur.