Bilanci i COVID-19 në Suharekë, 2 raste të vdekjes, 52 të shëruar dhe 20 raste aktive

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi, pas konfirmimit të tre rasteve të ditës së enjte ka treguar detaje lidhur me gjendjen në Suharekë.

Kuqi ka treguar se tre rastet pozitive janë nga fshati Savrovë. Gjithashtu ajo ka treguar se sot janë punuar edhe 4 mostra.

“Pardje, dje dhe sot janë shëruar 8 raste nga sëmundja Covid 19 nga komuna jonë, ndërsa sot kemi zyrtarisht 4 mostra të punuara te konfirmurara nga IKSHPK dhe kemi 3 raste të reja pozitive me virusin SARS-CoV-2 të tre rastet pozitive janë nga fshati Savrovë !

Nga dita e parë kur është paraqitur rasti i parë ne Therandë ne total kemi;

-74 raste total,
-2 vdekje,
-20 raste aktive,
-52 pacient tē shëruar” ka njoftuar Kuqi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.