Bilanci i COVID-19 në Suharekë: 14 të vdekur dhe 25 raste aktive

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë vazhdimisht është duke mbledhur mostra për COVID-19 në terren.

Sipas statistikave të IKSHPK-së dhe nga Drejtoria e Shëndetësisë në Suharekë është bërë e ditur se në Komunën e Suharekës deri më tani janë regjistruar 203 persona të infektuar me korona virus.

Në Suharekë gjithsejt nga ky virus janë shëruar 164 persona por edhe 25 raste janë aktive.

Nga COVID-19 në komunën tonë deri më tani kanë vdekur 14 persona.

Ditëve të fundit numri i rasteve pozitive me COVID-19 ka shënuar rënie mirpo shqetësues mbetet numri i viktimave.

Kujtojmë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 7 viktima nga COVID-19, gjithashtu janë shëruar edhe 163 pacient.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.