Bilanci i COVID-19 në Suharekë: 10 të vdekur, 45 raste aktive dhe 110 të shëruar

21.08.2020

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 471 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 158 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Nga […]

Bilanci i COVID-19 në Suharekë: 10 të vdekur, 45 raste aktive dhe 110 të shëruar Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 471 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 158 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Nga 158 rastet e konfirmuara në tërë Kosovën, 3(tre) raste janë konfirmuar në Komunën e Suharekës.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi, pas konfirmimit të tre rasteve të ditës së enjte ka treguar detaje lidhur me gjendjen e COVID-19 në Suharekë.

Sipas drejtoreshës Kuqi nga njoftimi zyrtar që ka pranuar nga IKSHPK, zyrtarisht nga data 12.08.2020 deri sot nga rezultatet e konfirmuara nga IKSHPK në komunën tonë kanë rezultuar 22 raste të reja, kurse 20 qyetarë janë shëruar.

Bilanci total në komunën tonë: 165 raste të identifikuara, 110 të shëruar plotësisht, 45 raste aktive dhe 10 të vdekur.