Bilanci i COVID-19: 2 raste aktive në Suharekë, 132 në tërë Kosovën
Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 5 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus. Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës. Vendbanimet e rasteve […]
Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 5 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus.
Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës.
Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Gjilan (2), Prishtinë (2) dhe Mitrovicë (1).
Po ashtu, janë shëruar 6 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105.463 raste.
Kurse numri i rasteve aktive është 132, prej tyre 2 raste aktive në Komunën e Suharekës.
Numri total i rasteve pozitive është 107,859 raste nga 691,447 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,264 raste të vdekjes.