Bilanci i COVID-19 në Suharekë: 73 raste të konfirmuara, 2 të vdekur, 53 të shëruar dhe 18 raste aktive

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 489 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 118 raste pozitive.

Nga 118 raste me covid-19, 1 (një) rast është konfirmuar në Komunën e Suharekës.

Deri më tani Prishtina prin me 1833 raste të konfirmuara, ku prej tyre 1118 janë raste aktive. Pastaj renditet Vushtrria me 436 raste të konfirmuara, prej tyre 85 raste aktive. Komuna e tretë për nga numri më i madh i rasteve të identifikuara është Ferizaji me gjithsej 427 raste, prej tyre 200 aktive.

Komuna e Suharekës deri më tani ka gjithsej 73 raste të identifikuara me COVID-19, ku prej tyre 2 raste kanë përfunduar me vdekje, 53 të shëruar dhe 18 raste aktive.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.