Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 56 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 4 viktima nga ky virus.
Brenda 24 ore janë regjistruar 3 raste pozitive me COVID-19 si dhe janë shëruar 5 qytetarë nga ky virus në Komunën e Suharekës.
Po ashtu, janë shëruar 281 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.881.
Kurse numri i rasteve aktive është 2.330, prej tyre 97 raste aktive në Komunën e Suharekës.