Bie numri në 411 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

15.09.2021

Numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë ka filluar të bie dukshëm. Ndërkohë edhe numri i rasteve aktive tashmë ka filluar të ketë rënie. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 357 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë […]

Bie numri në 411 raste aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: SuharekaOnline

Numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë ka filluar të bie dukshëm. Ndërkohë edhe numri i rasteve aktive tashmë ka filluar të ketë rënie.

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 357 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 24 viktima nga ky virus.

Brenda 24 ore janë regjistruar 3 raste pozitive dhe një rast i vdekjes nga COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë  50, Prizren  39, Klinë  32, Podujevë  24, Gllogoc  20, Ferizaj  20, Lipjan  19, Malishevë  18, Skenderaj  17, Mitrovicë  16, Gjakovë  13, Gjilan  11, Kaçanik  10, Pejë  10, Istog  9, Vushtrri  9, Fushë Kosovë  7, Viti  7, Deçan  6, Hani i Elezit  5, Kamenicë  5, Suharekë  3, Graçanicë  2, Obiliq  2, Rahovec  1, Novobërdë  1, Shtërpcë  1.

Po ashtu, janë shëruar 1,498 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 138,950.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Pejë  194, Podujevë  183, Prishtinë  169, Gllogoc  154, Gjakovë  146, Prizren  142, Mitrovicë  92, Gjilan  78, Viti  39, Lipjan  39, Suharekë  38, Kamenicë  38, Malishevë  38, Klinë  35, Istog  30, Skenderaj  22, Obiliq  19, Deçan  17, Fushë Kosovë  8, Dragash  6, Kllokot  3, Rahovec  2, Junik  2, Novobërdë  1, Shtërpcë  1, Graçanicë  1, Vushtrri  1.

Kurse numri i rasteve aktive është 15.835, prej tyre 411 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 157,618 raste nga 1,123,044 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,833 raste të vdekjes.