Bie numri në 260 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

20.09.2021

Aktualisht në Kosovë janë 9 mijë e 764 raste aktive me COVID-19. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) Komuna e Prishtinës prinë me numrin më të lartë të rasteve aktive me COVID-19. Komuna e Suharekës renditet e 15-ta me 260 raste aktive me COVID-19, ku lë pas […]

Bie numri në 260 raste aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Aktualisht në Kosovë janë 9 mijë e 764 raste aktive me COVID-19. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) Komuna e Prishtinës prinë me numrin më të lartë të rasteve aktive me COVID-19.

Komuna e Suharekës renditet e 15-ta me 260 raste aktive me COVID-19, ku lë pas saj Rahovecin me 259 raste aktive dhe Istogin me 236 raste aktive.

Komuna e Prishtinës ka 1 mijë e 978 raste aktive me COVID-19, më pas renditet Ferizaj me 813 raste aktive, Prizreni me 799, Fushë Kosova me 537, Peja me 520, Podujeva me 472, Mitrovicë me 407 raste aktive, Lipjani me 397, Gjilani 374, Gllogoci 349, Gjakova 338, Klina 332, Malisheva 298, Skenderaj 260, Suharekë 260, Rahovec 259, Istog 236, Vushtrri 182, Kaçanik 160, Viti 160, Shtime 143, Deçan 125, Obiliq 110, Kamenicë 96, Dragash 55, Hani i Elezit 43.

Ndërsa, shkak i rritjes së numrit të vdekjeve dhe rasteve pozitive me COVID-19, institucionet shtetërore dhe shëndetësore vendosen masa për të parandaluar përhapjen e infeksionit nga ky virus.

Ndërsa në raportin e fundit IKShPK ka njoftuar për 10 raste të vdekjes dhe për 173 raste të reja me COVID-19.