Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës si dhe janë shëruar 2 qytetarë nga ky virus.
Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë 4, Kamenicë 2, Gjilan 1, Fushë Kosovë 1, Lipjan 1, Prizren 1.
Po ashtu, janë shëruar 82 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.894.
Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 14, Mitrovicë 9, Kaçanik 8, Malishevë 7, Rahovec 5, Prizren 5, Gjilan 4, Ferizaj 3, Gjakovë 3, Pejë 3, Obiliq 3, Klinë 3, Fushë Kosovë 3, Podujevë 2, Suharekë 2, Gllogoc 2, Lipjan 1, Viti 1, Dragash 1, Istog 1, Deçan 1, Novobërdë 1.
Kurse numri i rasteve aktive është 673, prej tyre 21 raste aktive në Komunën e Suharekës.
Numri total i rasteve pozitive është 160,540 raste nga 1,242,178 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,973 raste të vdekjes.