Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 9 mijë e 240 raste aktive me COVID-19.
Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 183 raste aktive me COVID-19, ku vetëm dje u regjistruan 8 raste të reja me këtë virus në komunën tonë, ndërsa janë shëruar 25 qytetarë.
Ndërkaq në 24 orët e fundit janë regjistruar 582 raste të reja me koronavirus, janë shëruar 635 qytetarë dhe është shënuar një rast i vdekjes nga COVID-19.
Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 207, Mitrovicë 51, Ferizaj 40, Gjakovë 28, Viti 22, Pejë 21, Vushtrri 20, Fushë Kosovë 20, Gjilan 18, Gllogoc 17, Kamenicë 16, Lipjan 16, Malishevë 15, Prizren 14, Podujevë 13, Skenderaj 12, Istog 11, Deçan 10, Suharekë 8, Klinë 5, Shtime 5, Kaçanik 4, Obiliq 4, Rahovec 2, Kllokot 1, Zubin Potok 1, Ranillug 1.
Të shëruarit nga coronavirusi janë nga këto vende: Prishtinë 109, Pejë 72, Fushë Kosovë 64, Vushtrri 60, Gllogoc 40, Obiliq 36, Rahovec 29, Suharekë 25, Istog 23, Kaçanik 21, Kamenicë 20, Ferizaj 18, Mitrovicë 16, Shtime 15, Prizren 13, Malishevë 12, Gjilan 12, Podujevë 9, Dragash 9, Viti 9, Gjakovë 9, Klinë 5, Lipjan 3, Novobërdë 2, Skenderaj 2, Kllokot 1, Deçan 1.
Rasti i vdekjes nga COVID-19 janë nga kjo komunë: Mitrovicë 1.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 232.448.
Në 24 orët e fundit nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.833.534 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.110 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 104.366 doza të treta dhe 1,067 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.
