Në vendin tonë po vazhdon rënia e numrit të rasteve pozitive me COVID-19.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 657 raste aktive me COVID-19.
Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 18 raste aktive me COVID-19, ku dje u regjistruan dy raste të reja me këtë virus në komunën tonë, kurse janë shëruar 6 qytetarë.
Ndërkaq në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë regjistruar 49 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 166 qytetarë.
Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 15, Prizren 9, Vushtrri 7, Kamenicë 4, Gllogoc 2, Obiliq 2, Pejë 2, Mitrovicë 2, Fushë Kosovë 2, Suharekë 2, Dragash 1, Skenderaj 1.
Të shëruarit nga coronavirusi janë nga këto vende: Prishtinë 21, Pejë 14, Malishevë 13, Fushë Kosovë 13, Prizren 12, Obiliq 12, Gllogoc 11, Skenderaj 10, Gjakovë 10, Vushtrri 8, Suharekë 6, Podujevë 6, Gjilan 6, Mitrovicë 5, Ferizaj 4, Viti 3, Deçan 2, Dragash 2, Istog 2, Lipjan 1, Rahovec 1, Graçanicë 1, Junik 1, Hani i Elezit 1, Shtime 1.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 267,874.
Në 24 orët e fundit nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.630 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.538 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 105.018 doza të treta dhe 1,727 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.