Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 77 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 5 viktima nga ky virus.

Brenda 24 ore është regjistruar një rast me COVID-19 si dhe janë shëruar 7 qytetarë nga ky virus në Komunën e Suharekës.

Po ashtu, janë shëruar 696 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.758.

Kurse numri i rasteve aktive është 4.176, prej tyre 131 raste aktive në Komunën e Suharekës.