Bie numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Suharekë, për një javë vetëm 7 të tilla dhe një rast i vdekjes

17.05.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, shkruan SuharekaOnline. Edhe në Komunën e Suharekës gjendja me pandeminë COVID-19 është më e qetë, […]

Bie numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Suharekë, për një javë vetëm 7 të tilla dhe një rast i vdekjes Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, shkruan SuharekaOnline.

Edhe në Komunën e Suharekës gjendja me pandeminë COVID-19 është më e qetë, duke e krahasuar me muajt e kaluar.

SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat e publikuara në raportet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) që nga data 10 Maj deri më 16 Maj.

Sipas këtyre raporteve bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës për një javë janë regjistruar vetëm 7 raste pozitive me COVID-19 dhe një rast i vdekjes i moshës 67 vjeçare.

Ndryshe, gjatë ditës së dielë në Komunën e Suharekës është regjistruar një rast pozitiv me COVID-19.

DataNr. i rasteve
10 Maj1 rast (Sopijë)
11 Maj0 raste
12 Maj0 raste
13 Maj2 raste (Shirokë 1, Suharekë 1)
14 Maj0 raste
15 Maj3 raste (Duhël 1, Suharekë 2) dhe një rast i vdekjes (67 vjeç)
16 Maj1 rast (Suharekë)