Bie numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Suharekë, për 7 ditë vetëm 21 të tilla

07.05.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, shkruan SuharekaOnline. Edhe në Komunën e Suharekës gjendja me pandeminë COVID-19 është më e qetë, […]

Bie numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Suharekë, për 7 ditë vetëm 21 të tilla Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, shkruan SuharekaOnline.

Edhe në Komunën e Suharekës gjendja me pandeminë COVID-19 është më e qetë, duke e krahasuar me muajt e kaluar.

SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat e publikuara në raportet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) që nga data 30 Prill deri më 6 Maj.

Sipas këtyre raporteve bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës për 7 ditë janë regjistruar vetëm 21 raste pozitive me COVID-19.

Ndryshe, gjatë ditës së enjte në Komunën e Suharekës nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv me COVID-19.

Rikujtojmë se në muajin prill të këtij viti në Komunën e Suharekës janë konfirmuar 153 raste poztive me COVID-19 dhe janë regjistruar 9 viktima të moshave të ndryshme nga ky virus.

DataRastet
30 Prill8 raste
1 Maj8 raste
2 Maj3 raste
3 Maj0 raste
4 Maj2 raste
5 Maj0 raste
6 Maj0 raste
Total21 raste