Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Suharekë
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 9 mijë e 464 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 163 raste aktive me COVID-19, dje u regjistruan 6 raste të reja me këtë virus në komunën tonë, ndërsa janë shëruar 28 qytetarë. […]
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 9 mijë e 464 raste aktive me COVID-19.
Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 163 raste aktive me COVID-19, dje u regjistruan 6 raste të reja me këtë virus në komunën tonë, ndërsa janë shëruar 28 qytetarë.
Ndërkaq në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë regjistruar 513 raste të reja me koronavirus, janë shëruar 975 qytetarë, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.
Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 140, Mitrovicë 50, Gjilan 42, Podujevë 40, Ferizaj 35, Gjakovë 34, Gllogoc 27, Fushë Kosovë 27, Prizren 17, Pejë 16, Vushtrri 14, Lipjan 14, Malishevë 11, Deçan 9, Rahovec 8, Suharekë 6, Obiliq 6, Istog 5, Viti 5, Shtime 3, Graçanicë 2, Kaçanik 1 dhe Skenderaj 1.
Të shëruarit nga coronavirusi janë nga këto vende: Prishtinë 303, Gjilan 81, Prizren 76, Mitrovicë 70, Skenderaj 52, Istog 37, Podujevë 36, Pejë 35, Rahovec 34, Fushë Kosovë 30, Gjakovë 29, Suharekë 28, Gllogoc 24, Ferizaj 22, Obiliq 17, Dragash 15, Vushtrri 14, Lipjan 13, Shtime 13, Malishevë 12, Kamenicë 10, Deçan 7, Klinë 6, Viti 5, Kaçanik 2, Junik 2, Hani i Elezit 1, Novobërdë 1.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 242,108, që nga fillimi i pandemisë e deri tani kanë vdekur 3,171 persona, ndërsa deri tani janë konfirmuar gjithsej 254,743 raste pozitive dhe janë kryer 1,916,760 teste.
Në 24 orët e fundit nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.256 doza të vaksinës anti-COVID.
Deri më sot 824.185 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 104.608 doza të treta dhe 1,356 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.