Bie numri i lindjeve në Suharekë, gjatë muajit shkurt u regjistruan vetëm 48 foshnje

15.04.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin shkurt 2023. Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë ndër tjerash për lindjet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e […]

Bie numri i lindjeve në Suharekë, gjatë muajit shkurt u regjistruan vetëm 48 foshnje Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin shkurt 2023.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë ndër tjerash për lindjet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.

Në muajin shkurt janë regjistruar 1.804 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 947 lindje janë meshkuj dhe 857 lindje janë femra.

Në bazë të statistikave të ASK-së të cilat i posedon SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë muajit shkurt të këtij viti në Komunën e Suharekës janë regjistruar 48 lindje, ku prej tyre 25 ishin meshkuj ndërsa 23 femra.

Poashtu, ASK bën të ditur se nga ky numër një lindje është realizuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë, foshnja e lindur në QKMF-Suharekë ishte e gjinisë femërore.

Rikujtojmë senë Komunën e Suharekës gjatë muajit janar 2023, janë regjistruar gjithsej 74 lindje, prej tyre 36 meshkuj dhe 38 femra. Dy lindje janë kryer në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, një mashkull dhe një femër.

Muaji/VitiNumri i lindjeve në bazë të vendit të përherëshëm të nënës (Komuna Suharekë)Numri i lindjeve në Suharekë
Janar/2023742
Shkurt/2023481