Besa Kuqi: IKSHPK-ja ngatërroi rezultatet, sot vetëm një rast me COVID-19 në Suharekë

05.09.2020

IKSHPK gjatë ditës kishte raportuar se brenda 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 117 raste pozitive me COVID-19, ku prej tyre sipas IKSHPK-së vetëm në komunën e Suharekës janë identifikuar 5 raste. Mirëpo kjo del të mos jetë e vërtetë, pasi që IKSHPK ka ngatërruar rezultatet e fshatrave të Suharekës me atë të Vushtrrisë […]

Besa Kuqi: IKSHPK-ja ngatërroi rezultatet, sot vetëm një rast me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

IKSHPK gjatë ditës kishte raportuar se brenda 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 117 raste pozitive me COVID-19, ku prej tyre sipas IKSHPK-së vetëm në komunën e Suharekës janë identifikuar 5 raste.

Mirëpo kjo del të mos jetë e vërtetë, pasi që IKSHPK ka ngatërruar rezultatet e fshatrave të Suharekës me atë të Vushtrrisë dhe Krushës së Madhe.

Këtë e ka konfirmuar drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi.

Përmes telefonit për SuharekaOnline ajo ka thënë se instituti i ka kumtuar rezultatet gabim dhe këtë ajo e kishte vërtetuar kur ka filluar ti telefonoj pacientët dhe po të njëjtit kanë pohuar se janë nga fshati Bukosh i Vushtrrisë dhe jo nga Bukoshi i Suharekës.

Gjithashtu edhe një rast tjetër që ishte nga Krusha e Madhe është raportuar se është nga Krushica e Suharekës.

Drejtoresha, Besa Kuqi, ka bërë të ditur se këto informata i’a ka përcjellur edhe QRSHP-së në Prizren, IKSHPK-së në Prishtinë dhe kryetarit.