Nga PDK Besa Kuqi i bjen pishman, kthehet në AAK

Në qershor të këtij viti asambleistja e Kuvendit Komunal në Suharekë nga radhët e AAK-së, Besa Kuqi, kishte braktisur këtë parti për t’u bashkuar me PDK-në.

Lajmin e kishte bërë me dije vet Kuqi nëpërmjet rrjetit social “Facebook”.

“Të nderuar miq, qytetarë të Therandës, me lejoni që së pari t’i falënderoj të gjithë përkrahësit e mi që me besuan që unë të jem pjesë e Asamblesë Komunale në Suharekë. Dua t’i siguroj që gjithmonë do të jem përkrah tyre, por asnjëherë duke i dëmtuar ata dhe veten brenda një anije ku kapiteni i saj e dërgon drejt fundosjes”.

“Po ashtu falënderoj kolegët e partisë së AAK-së për bashkëpunimin që e patëm deri me sot. Me lejoni të ju njoftoj që nga sot nuk do të jem pjesë e grupit të AAK-së. Nga sot rrugëtimi im politik vazhdon në PDK. Arsyet pse kam marr këtë vendim janë të shumta dhe të shëndosha, andaj besoj që së bashku do të vazhdojmë drejt sfidave të reja të cilat do të na bëjnë më të fort drejt fitoreve të reja”, kishte shkruar Kuqi.

E në seancën e fundit për këtë vit, në fjalën e saj para asmableistëve Kuqi ka njoftuar se po kthehet prapë në AAK.

“Unë shfrytëzoj rastin me ju informu se unë po kthehem në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, i vetmi qëllim konkret është se unë po kthehem aty ku mkanë votu qytetarët e Komunës së Therandës, andaj kisha dasht me i falenderu edhe kolegët e PDK-së për bashkëpunimin që e kemi pasë, shoresoj që kemi mu taku në sfida të reja në punë të reja dhe kemi me shku përpara” ka thënë Kuqi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.