Besa Kuqi emërohet drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

26.05.2020

Me vendim të kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, nga sot në postin e drejtoreshës së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale është emëruar Besa Kuqi. Lajmin e ka bërë të ditur vet Kuqi përmes një shkrimi ku ka falënderuar qytetarët dhe aktivistët për përkrahjen, transmeton SuharekaOnline. “Miq, familjarë dhe qytetarë të nderuar! Më lejoni të […]

Besa Kuqi emërohet drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Foto: Ilustrim

Me vendim të kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, nga sot në postin e drejtoreshës së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale është emëruar Besa Kuqi.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Kuqi përmes një shkrimi ku ka falënderuar qytetarët dhe aktivistët për përkrahjen, transmeton SuharekaOnline.

“Miq, familjarë dhe qytetarë të nderuar! Më lejoni të ju bëjë të publike vendimin kryetarit të Komunës z. Bali Muharremaj, që nga sot të më besohet posti i Drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Therandes.

Më lejoni të falenderoj, secilin aktivist, secilin qytetarë, bashkëvendasit e mi për përkrahjen e vazhdueshme dhe pa rezervë, gjithashtu falenderoj edhe Nenkryetaren e Komunes se Therandes znj. Mihrije Berisha-Suka për gadishmerin per bashkëpunim ne punët tona te perbashkëta që na presin në te ardhmën!

Me punë, transparencë, llogaridhënje, suksese dhe përkushtim të ju bëjë krenar dhe të kënaqur me shërbimin ndaj jush!” ka shkruar Kuqi.

Deri më datën 14 maj kjo drejtori është ushëhequr nga Dr.Sale Bytyqi e cila ka dhënë dorëheqje.

Në qershor të vitit të kaluar asambleistja e Kuvendit Komunal në Suharekë nga radhët e AAK-së, Besa Kuqi, kishte braktisur këtë parti për t’u bashkuar me PDK-në mirëpo pas 6 muajsh në dhjetor ishte kthyer prapë në AAK.