Në bazë të matjes së cilësisë së ajrit nga matësit e IPKO-së në Suharekë, ajri është i moderuar.
Ndryshe nga ditët e fundit, sot në Suharekë ndotja e ajrit ka qenë më e madhe.
Në ora 08:00 kur edhe është regjistruar matja e fundit nga ndotja e ajrit ka qenë 80 AQI, masë kjo që është e përballueshme për shëndetin.
Cilësia e ajrit është e pranueshme; sidoqoftë, ndotja në këtë rang mund të përbëjë një shqetësim shëndetësor të moderuar për një numër shumë të vogël të individëve. Njerëzit të cilët janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ndotjes së ozonit ose grimcave mund të shfaqin simptoma të frymëmarrjes.
Me rritjen e temperaturave ditëve të fundit edhe ndotja e cilësisë së ajrit ka qenë mjaft e lartë.

Ndryshe kujtojmë se gjatë kohës së pandemisë si në nivel botëror ashtu edhe në Kosovë cilësia e ajrit ishte ndër më të mirat.