Barazia gjinore në pozitat vendimarrëse në komuna, sa garantohet përfaqësimi 50-50 në Komunën e Suharekës!

30.05.2020

Barazia gjinore është ndër përkufizimet më të paragjykuara dhe si rrjedhojë, ky nocion shpesh ndezë debate të zjarrta e vë në pah një sërë keqkuptimesh e stereotipe rreth tij. Barazia gjinore më së shpeshti keqkuptohet si “çështje e grave” dhe rrjedhimisht si “kërkesë e tyre për të qenë apo për tu bërë të njëjta me […]

Barazia gjinore në pozitat vendimarrëse në komuna, sa garantohet përfaqësimi 50-50 në Komunën e Suharekës! Foto: Ilustrim

Barazia gjinore është ndër përkufizimet më të paragjykuara dhe si rrjedhojë, ky nocion shpesh ndezë debate të zjarrta e vë në pah një sërë keqkuptimesh e stereotipe rreth tij. Barazia gjinore më së shpeshti keqkuptohet si “çështje e grave” dhe rrjedhimisht si “kërkesë e tyre për të qenë apo për tu bërë të njëjta me burrat”.

Fillimisht, Kushtetuta e Republikës së Kosovës , si akti më i lartë juridik i shtetit, garanton barazinë gjinore, duke theksuar në Nenin 7 se “Republika e Kosovës siguron barazinë gjinore si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të shoqërisë, mundësi të barabarta për pjesëmarrje të femrave dhe meshkujve në jetën politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe në fushat të tjera të jetës shoqërore.”

Përpjekjet për rritjen e numrit të grave në udhëheqje në Kosovë janë shtuar viteve të fundit. Këtë legjislaturë, “për herë të parë Kuvendi i Republikës së Kosovës udhëhiqet nga një grua.

Mbetet shqetësues fakti, që Ligji për Barazi Gjinore, vazhdon të shpërfillet nga shumë komuna, duke mos siguruar përfaqësim të barabartë gjinor me 50% të grave në nivele vendimmarrëse.

Sipas MAPL-së, Komuna e Gllogocit, Kllokotit dhe Kamenicës janë komunat e vetme të cilat kanë emëruar 50% në këto pozita femra, shkruan Kallxo.com.

Me katër gra si drejtoresha të drejtorive në Komunë është Komuna e Lipjanit, nga gjithësej 13 drejtori që ka kjo komunë.

Me vetëm dy gra në krye të drejtorive fuksionojnë edhe Komuna e Shtimes, Skenderajt, Vushtrrisë dhe ajo e Rahovecit.

Ndërsa në Komunën e Suharekës pozita e nënkryetares së komunës udhëhiqet nga një grua, nënkryetarja znj.Mihrije Suka dhe nga gjithësej 10 drejtori që ka Suhareka, tri prej tyre udhëhiqen nga gratë, ajo e Inspeksionit nga znj. Jehona Rrafshi, drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale nga Besa Kuqi dhe drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim nga znj. Sanie Kuqi.