Mërgimtarët e fshatit Samadraxhë me aksion vullnetar për pastrimin e varrezave

Sot në fshatin Samadraxhë, u zhvillua një aksion për pastrimin e varrezave me iniciativën e mërgimtarëve të këtij fshati.

Në këtë aksion kishte një numër të konsiderueshëm të banorëve që ju bashkuan këtij aktiviteti vullnetar për pastrimin e varrezave.

I tërë aksioni është i mbështetur nga mërgimtarët të cilët kanë mbledhur mjete financiare për organizimin e këtij aksioni në vlerën prej 5000 euro.

Gjatë këtij aksioni vullnetar i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili i vizitoi pjesëmarrësit në këtë aksion, ku tha se Samadraxha si fshat gjithmonë ka qenë i organizuar.

Në kuadër të këtij aksioni vullnetar, banorët përveç që pastruan varrezat e fshatit, njëkohësisht arritën të jenë edhe shembull i mirë në këtë drejtim për fshatrat e tjera të Komunës së Suharekës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.