Banorët e fshatit Greikoc vullnetarisht pastrojnë rrugët pas vërshimeve

Në fshatin Greikoc të Komunës së Suharekës banorët e këtij fshati pas vërshimeve të djeshme kanë pastruar rrugët në mënyrë vullnetare.

Në fshatin Greikoc të Suharekës fshatarët në mënyrë vullnetare kanë marrë mjetet e tyre që posedojnë dhe e kanë pastruar rrugët e fshatit pas vërshimeve të djeshme.

Kjo ka ndodhur si pasojë e mospastrimit të rrugëve nga kompania kompetente e angazhuar nga ana e autoriteve komunale.

Banorët kanë thënë se nuk ka ardhur askush nga Kompania kompetente e cila është angazhuar nga Komuna që të paktën ta pastrojnë vendin, sepse akoma ka pluhur, zallë dhe gurë në rrugë.

Ky pluhur në këtë rrugë po i dëmton shumë banorët pasi që pluhuri po hyn në shtëpitë dhe lokalet e banorëve, madje ata kanë thënë se kjo rrugë nuk është vetëm e jona, por është rrugë publike e të gjithëve dhe ata shpresojnë që Komuna do të reflektojë për këtë problem.

Por këto fotografi të këtij banori që ka dërguar në adresë të SuharekaOnline bien ndesh me një njoftim të Komunës së Suharekës ku gjatë ditës së sotme ka njoftuar se Komuna ka dalur në teren që të shihet gjendja momentale në këtë fshat dhe të pastrohet dhe të rregullohet gjatë kohës në vazhdimësi.

Banorët e fshatit Greikoc po kanë probleme me vërshimet. Njëra nga rrugët e këtij fshati e cila sipas banorëve, pas reshjeve të shiut ka qenë në gjendje të palakmueshme.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.