Ballkani kërkon 88 mijë euro për shpenzime, asamblea në Suharekë me debat të ashpër

29.01.2021

Në seancën e parë të rregullt të Asamblesë Komunale në Suharekë, e cila është mbajtur sot njëra ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe kërkesa e FC Ballkanit drejtuar kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, për mbulimin e shpenzimeve të fazës përgatitore për klubin në vlerë prej 88 mijë euro. Kjo pikë ka […]

Ballkani kërkon 88 mijë euro për shpenzime, asamblea në Suharekë me debat të ashpër Foto: Ilustrim

Në seancën e parë të rregullt të Asamblesë Komunale në Suharekë, e cila është mbajtur sot njëra ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe kërkesa e FC Ballkanit drejtuar kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, për mbulimin e shpenzimeve të fazës përgatitore për klubin në vlerë prej 88 mijë euro.

Kjo pikë ka ngjallur diskutime të shumta në mesin e asambleistëve. Fillimisht ishte Dardan Berisha nga PDK, i cili këtë shumë e ka konsideruar si shpenzime lluksi dhe përmes kësaj po mundohen t’i lajthitin dhe që kjo është e papranueshme.

Në anën tjetër edhe asambleistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Laureta Tafaj, i është drejtuar kryetarit të komunës që shumën prej 20 mijë euro ta ndajë për të riun i cili po kërkon shërim, ndoshta edhe ai në Turqi, njejtë si ata që kanë qenë për përgatitje, gjithashtu ajo ka kërkuar që edhe 20 mijë euro të dërgohen në ato fshatra që janë dëmtuar nga vërshimet.

” A mundeni kryetar fillimisht me i mbështet këto kategori, pasi që një i ri mund të vdes në mungesë të mjeteve për shërim” ka shtuar ajo.

Kundër këtij projekt-vendimi ka qenë edhe asambleisti nga LDK, Nexhat Ramadani i cili ka kërkuar formë tjetër buxhetore për mbështetjen e klubit.

Edhe Jeton Rrakaqi nga PDK ka ngritur shqetësime lidhur me shumën e kërkuar nga FC Ballkani, ku sipas tij klubi në Durrës nuk ka qëndruar 11 ditë por 6 ditë, kjo sipas postimeve të klubit, dhe shuma që ka mundur të shpenzohet nuk e kalon vlerën e 4 mijë eurove, ka thënë Rrakaqi.

Ky projekt-vendim është miratuar me 11 vota për, 6 kundër dhe 2 abstenime.