Bali Muharremaj: Për secilin mësimdhënës të përgaditet raporti i përformances

Kryetari Muharremaj takon drejtorët e të gjitha shkollave të Komunës së Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, sot ka takuar të gjithë drejtorët e shkollave të Komunës së Suharekës, me të cilët ka bashkëbiseduar për ecurinë e vitit shkollor që po e lëm pas si dhe për fillimin e vitit vijues. 

Drejtori i Arsimit, Remzi Bytyqi, e ka hapur takimin ku ka falënderuar të gjithë drejtorët për pjesëmarrje dhe i’a kaloi fjalën kryetarit z.Bali Muharremaj, i cili në fjalën e tij, ka kërkuar nga drejtorët që në vitin e ardhshëm shkollor, të këtë cilësi maksimale, rend dhe rregull nëpër shkolla dhe në asnjë mënyrë të mos mungoj ambienti i pastër në shkolla të Komunës së Suharekës.

Gjithashtu Muharremaj ka kërkuar nga Drejtoria e Arsimit dhe të gjithë drejtorët që 1 Shtatori të i gjejë me të gjitha parapërgatitjet e nevojshme për një fillim-vit të mbarë shkollor dhe në fund ka kërkuar nga të gjithë drejtorët e shkollave që për secilin mësimdhënës të përgatsin raportin e performances

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.