Bali Muharremaj kryetari më aktiv në rrjetet sociale, pas tij Përparim Rama

03.07.2023

Rrjetet sociale tanimë janë kthyer në promovimin më të madh të punëve të kryetarëve të komunave, por edhe funksionarëve të tjerë shtetëror. Kompania nga Shqipëria ‘Terra’ ka publikuar një matje të kryetarëve të komunave të Kosovës në rrjetet sociale, Facebook dhe Instagram. Sipas raportit të kompanisë “Terra” kryetari më aktiv është kryetari i Komunës së […]

Bali Muharremaj kryetari më aktiv në rrjetet sociale, pas tij Përparim Rama Foto: Ilustrim

Rrjetet sociale tanimë janë kthyer në promovimin më të madh të punëve të kryetarëve të komunave, por edhe funksionarëve të tjerë shtetëror.

Kompania nga Shqipëria ‘Terra’ ka publikuar një matje të kryetarëve të komunave të Kosovës në rrjetet sociale, Facebook dhe Instagram.

Sipas raportit të kompanisë “Terra” kryetari më aktiv është kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i pasuar nga kolegu i tij, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Në këtë raport mund të shihni edhe postimet që kanë pasur më së shumti reagime në Facebook dhe Instagram.