Bali Muharremaj feston së bashku më fëmijët

SHFMU “Destan Bajraktari”, në Suharekë, sot ka organizuar festën e Abetares.


Në këtë organizim festiv ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, pasi ftesën i’a kanë sjellur vetë fëmijët e kësaj shkolle. 


Në fjalën e tij të rastit, kryetari Muharremaj ka thënë: “Jam i lumtur që ndodhem këtu në mesin tuaj, në një ambient fantastik që ju me prezencën t’uaj po i jepni madhështi kësaj feste. Unë si kryetar komune do të jem çdo herë pranë jush sepse ju jeni drita e shtetit tonë, jeni e ardhmja e këtij vendi”. Urime festa juaj, ka shtuar në fund kryetari Muharremaj.

Fjalë rasti ka pasur edhe drejtoresha e kësaj shkolle znj.Kymete Bajraktari, e cila i ka uruar nxënësit për festën e tyre dhe i ka falënderuar prindërit dhe mysafirët për pjesëmarrje.

Programi ka vazhduar me këngë e recitale nga vetë këta nxënēs.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.