Bali Muharremaj dhe Komandanti i Policisë, Afrim Sylaj, shpërndajnë maska për qytetarët

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i shoqëruar nga komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj, sot kanë marr një aksion për shpërndarjen e maskave në qytetin e Suharekës.

Sipas Muharremajt aksioni është në kuadër të parandalimit të pandemisë dhe se nga nesër për të gjithë qytetarët që në hapësira publike nuk bartin maskë do të gjobiten, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa komandanti Afrim Sylaj, ka përshëndetur inciativën dhe e ka cilësuar si të qëlluar dhe ka bërë të ditur që Policia e Kosovës do ti pëkrahë të gjitha iniciativat të cilat janë në të mirë të qytetarëve dhe që shërbejnë në parandalimin e sëmundjeve si kjo e covid-19.

Sot kemi tërhequr vërejtjen të gjithë atyre që nuk kanë bartur maska, ndërsa ditëve në vijim do të fillojmë me masa sanksionuese ashtu siç e parasheh ligji, ka thënë Sylaj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.