Bajselmani: Tejkalohen vonesat nga OSHP, nuk ka asnjë problem rreth furnizimit me material për ngrohje

26.11.2023

Më 08 korrik 2023 zyra e prokurimit në Komunën e Suharekës kishte filluar procedurat tenderuese për furnizim me dru dhe pelet të shkollave në komunë për periudhën tre vjeçare në vlerën e zotuar prej 970,200.00 €, proces që kishte kishte përfunduar në gjykatën e tenderëve. Pas shqyrtimit të dëshmive që janë ofruar nga pala e […]

Më 08 korrik 2023 zyra e prokurimit në Komunën e Suharekës kishte filluar procedurat tenderuese për furnizim me dru dhe pelet të shkollave në komunë për periudhën tre vjeçare në vlerën e zotuar prej 970,200.00 €, proces që kishte kishte përfunduar në gjykatën e tenderëve.

Pas shqyrtimit të dëshmive që janë ofruar nga pala e ankuar dhe Komuna e Suharekës, më datë 21 nëntor OSHP ka vendosur në favor të Komunës së Suharekës duke e hedhur poshtë ankesën e operatorëve ekonomik “N.T.P.GRESA – COMMERCE&MBB Construction SHPK.

Se tashmë shkollat e Komunës së Suharekës kanë filluar të furnizohen me lëndë djegëse (dru dhe pelet) e ka konfirmuar edhe drejtori i DKA-së në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani.

Ai ka bërë të ditur se nuk ka asnjë problem rreth furnizimit me material per ngrohje. Nxënësit dhe mësimdhënësit kanë kushte te pershtatshme për vijimin e procesit mësimor.

‘E kemi sqaruar me kohë se, si rezultat i vonesave në OSHP në nivel qendror, janë shkaktuar vonesa, por ajo situate tashmë eshte e tejkaluar dhe s’ka asnjë problem sa i perket ngrohjes neper te gjitha shkollat tona’ ka njoftuar Bajselmani.