Asnjë rast tjetër me koronavirus në Suharekë, gjendja e pacientes shumë e mirë

Deri më tani numri i të infektuarëve me koronavirus covid-19 në Kosovë ka shkuar në 63, në mesin e të cilëve është edhe një paciente e gjinisë femër, 53 vjeçare nga Suhareka.

Saktësisht me datën 20 mars nga 77 mostra të dyshimta, në mesin e të cilave edhe mostra e pacientes nga Suhareka, rezultati i së cilës kishte rezultuar pozitiv.

Që nuk ka raste tjera të dyshuar apo edhe të infektuar me koronavirus në Suharekë e konfirmon edhe drejtori në detyrë i QKMF-së, Dr. Salih Bytyçi në një përgjigje për SuharekaOnline .

Drejtori në detyrë Dr.Sali Bytyçi ka bër të ditur se gjendja në Suharekë është e qetë dhe nuk ka raste të tjera të dyshuar dhe as të infektuar me virusin covid-19.

Gjithashtu ai ka treguar se edhe gjendja e pacientes nga Suhareka fatmirësisht është shumë e mirë dhe pasi të bëhen edhe testimet sipas procedurës pritet edhe lirimi saj nga qenda infektive.

Më tutje Dr.Salih Bytyçi ka treguar se ekipet e terenit, ambulantat dhe QKMF vazhdimisht po punojnë dhe se kanë kontakte të vazhdueshme me të kthyerit nga vendet e prekura dhe gjendja e tyre është shumë e mirë.