Asnjë cent për Komunën e Suharekës në buxhetin e vitit 2022, reagon deputetja Albana Bytyqi

17.12.2021

“Suhareka, komuna nga vij si deputete, u privua nga çdo euro dhe nga çdo cent e buxhetit të Kosovës. Qytetarët e Suharekës dhe disa komuna tjera, përmes këtij buxheti, u ndanë dhe u klasifikuan si qytetar të parëndësishëm”, ka thënë deputetja Bytyqi. Postimi i plotë: Sot me nguti të habitshme, me tejkalim të procedurave të […]

Asnjë cent për Komunën e Suharekës në buxhetin e vitit 2022, reagon deputetja Albana Bytyqi Foto: Ilustrim

“Suhareka, komuna nga vij si deputete, u privua nga çdo euro dhe nga çdo cent e buxhetit të Kosovës. Qytetarët e Suharekës dhe disa komuna tjera, përmes këtij buxheti, u ndanë dhe u klasifikuan si qytetar të parëndësishëm”, ka thënë deputetja Bytyqi.

Postimi i plotë:

Sot me nguti të habitshme, me tejkalim të procedurave të rregullores së Kuvendit, Qeveria Kurti e miratoi buxhetin e vitit 2022. Ky buxhet shpërfaq qasjen autoritare dhe të ndarjes së thellë politike që Qeveria Kurti po ia bën qytetarëve të Kosovës.

Suhareka, komuna nga vij si deputete, u privua nga çdo euro dhe nga çdo cent e buxhetit të Kosovës. Qytetarët e Suharekës dhe disa komuna tjera, përmes këtij buxheti, u ndanë dhe u klasifikuan si qytetar të parëndësishëm.

Edhe më fyese është që edhe ata që janë bërë deputet me votat e qytetarëve të Suharekës, e mbështetën dhe e votuan buxhetin e vitit 2022 dhe me ketë e votuan edhe privimin e komunës tonë nga çdo cent të buxhetit të Kosovës.

Suhareka është komunë që gjithmonë ka kontibuar dhe e ka dhënë maksimumin për Kosovën në çdo proces të rëndësishëm. Suhareka sot e mbush arkën e shtetit përmes bizneseve të suksesshme. Suhareka ka vetëdije kolektive inteligjente dhe do ta ketë në memorje çdo veprim pa të drejtë kundër qytetarëve të saj.

Qytetarët e Suharekës jo vetëm që nuk do të dorëzohen por do të aktivizohen dhe do të dalin edhe më të fortë.

Qeveria Kurti, faleminderit që na rikujtuat sa shumë sakrifica kemi bërë dhe ende do të na duhet të bëjmë!

Më poshtë gjeni buxhetin e vitit 2022:

PL-mbi-ndarjet-buxhetore-per-Buxhetin-e-Republikes-se-Kosoves-2022-2_watermark