23 veturat që ka në pronësi Komuna e Suharekës dhe QKMF çdo ditë janë në shfrytëzim nga stafi i këtyre dy institucioneve.
E padyshim që gjatë shfrytëzimit të tyre edhe ndoten nga pluhuri dhe balta varësisht se edhe si shfrytëzohen.
Më 28 maj të këtij viti zyra e prokurimit në Suharekë ka hapur procedurat tenderuese për larjen e këtyre 23 veturave.
Në specifikacionin e tenderit autoriteti kontraktues për të gjitha veturat ka kërkuar ofertim për 360 larje të jashtme pa shampon, 360 larje të jashtme me shampon, 720 larje brenda dhe jashtë komplet dhe 360 larje të motorrit, shkruan SuharekaOnline.
Por më datën 5 qershor kur edhe ishte paraparë të hapeshin oferat, zyra e prokurimit nuk ka vendosur për ndonjë operator ekonomik pasiqë asnjë i tillë nuk kishte ofertuar.
Kështu që më 11 maj Komuna e Suharekës anulon aktivitetin e tenderimit me arsyetimin se nuk ka ofertuar asnjë operator ekonomik.
