Asja, fëmija i parë e lindur në QKMF-në e Suharekës për vitin 2021

01.01.2021

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj në ndrrimin e moteve e ka vizituar QKMF-në e Suharekës. Muharremaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar se në repartin e gjinekologjisë në QKMF-në e Suharekës pak minuta pas ndrrimit të moteve ka ardhur në jetë një vajzë. ”Kemi lindjen e parë të një vajze në QKMF – Suharekë […]

Asja, fëmija i parë e lindur në QKMF-në e Suharekës për vitin 2021 Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj në ndrrimin e moteve e ka vizituar QKMF-në e Suharekës.

Muharremaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar se në repartin e gjinekologjisë në QKMF-në e Suharekës pak minuta pas ndrrimit të moteve ka ardhur në jetë një vajzë.

”Kemi lindjen e parë të një vajze në QKMF – Suharekë dhe natyrisht kjo është e mrekullueshme, ngase gjithçka ka shkuar mirë ku nëna dhe vajza gëzojnë shëndet.

Asja Llugaxhiu nga Vraniçi është e sapolindura në vitin 2021. Falenderim i veçantë vjen për stafin mjekësor të Gjinekologjisë në Suharekë.

Asja të urojmë shëndet bashkë meprindërit” ka shkruar Muharremaj në facebook, përcjellë SuharekaOnline.