Asfaltohet rruga që lidh Peqanin e Madh me Peqanin e Vogël

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është asfaltuar rruga që lidh Peqanin e Madh me Peqanin e Vogël.

Po përfundon së asfaltuari rruga që lidhë Peqanin e Madh dhe Peqanin e Vogël.

Në secilën hapsirë teritoriale, ne si institucione komunale, do të zbatojmë planifikimin e zhvillimit të infrastrukturës. Qytetarët do ta shohin seriozitetin e përkushtimit tonë, thuhet në postimin e kryetarit.