Drejtori i Shërbimeve Publike të Komunës së Suharekës, Enver Shabani ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është duke u asfaltuar rruga që lidh Peqanin e Madh me Semetishtin.
Përmes një postimi në Facebook, Shabani ka shkruar se: “Rruga Peqan i Mmadh – Semetisht nga sot po bëhet me asfalt”.
Po ashtu ai ka bërë të ditur se është duke u punuar edhe në ndërtimin e rrugëve me kubëza si dhe në ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimit.
